Sezoni i ri televiziv nis me lëvizje të reja dhe një prej rikthimeve që pritet të tërheqë vëmendjen është ai i Valbona Mhillit.
Pas një periudhe larg ekranit, gazetarja dhe moderatorja rikthehet në televizion, këtë herë në një rol të rëndësishëm në News24, ku do të marrë drejtimin e emisionit të mëngjesit “Vila24”
Mhilli ka ndërtuar ndër vite një profil të lidhur ngushtë me median, ekranin dhe komunikimin publik. Rikthimi i saj shënon një sfidë të re profesionale televizive
Energjia, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe mënyra e saj për të krijuar raport me publikun janë ndër elementët që pritet të karakterizojnë këtë rikthim.
Për Mhillin, sezoni i ri shënon një tjetër kapitull në karrierën televizive, duke marrë drejtimin emisionit të mëngjesit “Vila24”
Lëvizja e saj është pjesë e merkatos televizive që shoqëron nisjen e sezonit të ri, ku ekranet shqiptare po riformatojnë programacionin dhe po sjellin emra të njohur në pozicione të reja.
“Vila24” do të nisë transmetimin më shtator, në News24 ,ndërsa rikthimi i Valbona Mhillit pritet të jetë një prej lëvizjeve që do të tërheqë vëmendjen në sezonin e ri televiziv.
Një rikthim në ekran, një sfidë e re dhe një kapitull i ri për Valbona Mhillin në televizion.




