Ndryshimi i papritur i pamjes së Erling Haaland ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, por këtë herë vëmendja nuk është vetëm tek ylli norvegjez. Në qendër të interesimit është edhe një shqiptare që jeton prej vitesh në Monako.
Bëhet fjalë për Juna Ademin, emër që është përmendur gjerësisht në rrjet pas transformimit të fundit të sulmuesit të Manchester City-t. Haaland vendosi t’i japë fund flokëve të tij të gjatë, një prej elementeve më karakteristike të imazhit të tij, duke shfaqur një pamje krejtësisht të re.
Kush është shqiptarja që i dha një pamje të re Erling
Ndryshimi ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat. Disa e kanë pritur pozitivisht stilin e ri të 26-vjeçarit, ndërsa të tjerë kanë mbetur të habitur nga vendimi për të hequr dorë nga flokët që e kishin shoqëruar për një periudhë të gjatë të karrierës. Në këtë histori është përfshirë edhe Juna Ademi, e cila prej vitesh jeton në Monako dhe është e angazhuar në fushën e bukurisë dhe stilit. Emri i saj është lidhur me pamjen e re të Haaland, duke bërë që interesi ndaj saj të rritet ndjeshëm në rrjetet sociale.
Jeta në Monako e ka vendosur Ademin në një ambient ku ndërthuren shpesh bota e modës, sportit dhe showbiz-it, ndërsa transformimi i Haaland-it ka bërë që ajo të marrë vëmendje të veçantë. Kështu, ndryshimi i ‘look’-ut të sulmuesit norvegjez ka kaluar përtej futbollit. Ndërsa Haaland përgatitet për sezonin e ri, fansat vazhdojnë të diskutojnë pamjen e tij të re dhe nëse vendimi për t’i prerë flokët ikonike ishte zgjedhja e duhur.




