Rike Roçi ka reaguar me ironi ndaj një komenti të bërë në rrjetet sociale për pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike.Një ndjekëse i është drejtuar asaj me një koment thumbues, duke i sugjeruar që në takimin e radhës me kompaninë e silikonit të kërkonte “rregullime”, ndërsa nuk ka kursyer as batutat për fizionominë e saj.
Komenti duket se nuk e ka shqetësuar aspak Riken, e cila ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht përmes një “Instastory”.
“E dashur, po të lexoj. Madje kam marrë pak kohë të qesh me koment idiotë”, shkruan ajo fillimisht.
Rike ka mohuar më pas pretendimin e komentueses për ndërhyrjen, duke iu përgjigjur: “Nuk më ka bërë ‘Skerdi’, por ZOT!”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Por përgjigjja nuk është ndalur me kaq. Rike i ka kthyer edhe një tjetër batutë ndjekëses: “Tani rikthehu te jeta jote dhe fli e qetë”.
Në fund, ajo e ka ftuar me ironi komentuesen për kafe, duke shkruar: “Nëse nuk beson, hajde të të nxjerr për kafe. Pastaj do të më kërkosh falje”.





