Kejsi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi është parë në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngjallur menjëherë kureshtje në rrjet. Pamjet u bënë shpejt objekt diskutimi, me shumë që u pyetën se kush është brunia elegante që e shoqëronte.
Megjithatë, misteri zgjat shumë pak. Vajza në fjalë nuk është një partnere e re, por maturantja që ka zgjedhur ta shoqërojë në një nga netët më të rëndësishme të jetës së saj – mbrëmjen e maturës.
E veshur me një fustan të zi elegant dhe me një buqetë lulesh në duar, ajo u shfaq krah Kejsit gjatë ceremonisë, ndërsa të dy nuk i kursyen buzëqeshjet dhe pozat para të pranishmëve.
Me këtë gjest, Kejsi i ka bërë realitet dëshirën maturantes për ta pasur pranë në mbrëmjen e saj festive, duke e kthyer këtë moment në një kujtim të veçantë. Ndërkohë, pamjet kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës fillimisht u bënë kuriozë për identitetin e vajzës që u pa në krah të tij.




