Friday, June 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Do jepja gjithçka që ta shihje Roelin duke u përmirësuar…’ – Bashkëshortja e Shpat Kasapit bën dedikimin prekës: 7 muaj pa ty

Kanë kaluar shtatë muaj nga ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, ndërsa bashkëshortja e tij ka emocionuar ndjekësit me një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa momente të paharrueshme të këngëtarit, duke shprehur mallin e madh që ndjen për të dhe duke theksuar se mungesa e tij ndihet çdo ditë, veçanërisht nga djali i tyre, Roeli.

“Nëse do të mund ta shihje buzëqeshjen e Roelit dhe sa shumë po rritet çdo ditë… Na mungon shumë engjëlli ynë,” shkruan ajo në mesazhin e saj emocionues.

Në një tjetër postim, bashkëshortja shton: “7 muaj pa ty, Shpat. Unë dhe Roeli kemi shumë nevojë për ty çdo ditë.”

Mesazhet e saj kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente ngushëllimi dhe mbështetje për familjen, duke kujtuar me respekt figurën e Shpat Kasapit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles