Sorgin Osmanaj, i njohur për publikun edhe nga pjesëmarrja e tij në “Ferma VIP”, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij.
Ai ka bërë të ditur humbjen e gjyshes së tij përmes një fotografie prekëse ku shfaqen të dy bashkë, një kujtim i veçantë që tashmë mbart shumë emocion.
Krahas fotos, Sorgin ka shkruar “Mirupafshim nënë”, duke e shoqëruar postimin me një pëllumb dhe një zemër të thyer, duke përcjellë dhimbjen dhe mallin për të dashurën e tij.
Humbja e një njeriu të afërt është gjithmonë një moment i vështirë dhe ndjekësit i kanë shprehur mbështetje e fjalë ngushëllimi.
BeautyFairMagazine i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Sorgit dhe familjes së tij në këtë moment dhimbjeje.




