Pas më shumë se një muaj, kur Sara Hoxha dhe Erik Fullani ishin në qendër të vëmendjes për ndarjen e tyre, dyshja duket se është rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Lëvizja më e fundit e tyre flet vetë: Sara është në listën e shokëve të Instagramit të Erikut dhe e anasjellta.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, çifti që deri dje ishte në qendër të vëmendjes për distancimin e njëri-tjetrit, së fundmi mesa duket janë rikthyer bashkë.
Sara dhe Eriku janë një dëshmi e teorisë se “njerëzit meritojnë shanse të dyta!”.
Megjithatë nga ana e tyre nuk ka pasur një reagim publik për rikthimin te njëri-tjetrit, por pritet që në vijm postimet e tyre të hedhin dritë mbi të vërtetën e marrëdhënies.





