Wednesday, June 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?

Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti.

Ky triumf u pasua me organizimin e festës të përfundimit të këtij edicioni, ku i gjithë ekipi u mblodh për të festuar suksesin e korrur gjatë këtyre muajve.

Në këtë festë të pranishëm ishin ish-fermerët, opinionistët e programit, si dhe mbarë stafi e ekipi i madh realizues që punoi prapaskenave për mbarëvajtjen e formatit.

Mirëpo ajo që ra menjëherë në sy dhe u kthye në temën kryesore të diskutimit ishte një mungesë mjaft e rëndësishme.

Në festë nuk u panë askund moderatorja e këtij edicioni, Arbana Osmani, dhe partneri i saj, njëherësh regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj. Kjo mungesë e papritur e dyshes kryesore të projektit ka ngritur pikëpyetje të mëdha te të pranishmit dhe jo vetëm.

Përtej mungesës në festë, zhvillime të reja priten në vazhdimësinë e programit. Thuhet se se Arbana Osmani nuk do të jetë më as nën moderimin e emisionit përmbledhës të “Post Ferma”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles