Elijona po vazhdon të mbetet mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Elijona ka publikuar një fotografi të ngrohtë përkrah babait të saj, duke zgjedhur fjalët e ëmbla për ta përshkruar atë:
“Shtylla e shtëpisë”, ka shkruar ajo mbi foto, shoqëruar me një emoji zemre.
Kjo lidhje e ngushtë nuk është një risi për publikun. Elijona e ka përmendur jo rrallëherë edhe gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë se babai është pika e saj e dobët dhe mbështetja më e madhe në jetë.
Kujtojmë se periudha pas daljes nga shtëpia e BBVK nuk ka qenë e lehtë për ish-banoren.
Pak kohë pas përfundimit të formatit, familja e saj u përball me një humbje të madhe, pasi Elijona humbi personin e saj të dashur, xhaxhain.
Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, duket se gjetja e qetësisë pranë babait mbetet streha më e mirë për ish-finalisten.






