Ylli i FC Barcelona, Lamine Yamal, ka qenë personi i fundit i njohur që i ka shkruar në rrjetet sociale influencueses shqiptare Almira Azemi.
Detaji është zbuluar nga vetë ajo gjatë një interviste në emisionin “Spicy Show” me moderatorin Toney. E pyetur për emrin më të famshëm që ka pasur në “DM”-et e saj, Almira nuk hezitoi të përmendte talentin e ri të Barcelonës, duke surprizuar publikun.
Edhe pse nuk dha më shumë detaje rreth bisedës mes tyre, deklarata e saj ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit. Në një periudhë ku Lamine Yamal është një nga emrat më të komentuar në futbollin europian, çdo detaj nga jeta e tij private merr vëmendje të madhe mediatike.




