Ashtu siç e paralajmëruan, Labinot Rexha dhe Rogert Sterkaj, kanë lansuar këngën e tyre më të re të titulluar “Bomba”. Ky projekt bën bashkë dy personazhe mjaft të përfolur të ekranit: Labin, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 4, dhe Rogertin, finalistin e Big Brother VIP Albania 5.
Për vijën melodike dhe tekstin e kësaj kënge është kujdesur “B2N”, ndërsa për anën profesionale në studio vokale është kujdesur Granit Gashi, duke i dhënë projektit final një nivel të lartë produksioni.
Ky bashkim mes dy ish-banorëve të formateve më të ndjekura në Kosovë e Shqipëri premton të kthehet shpejt në një nga hitet e preferuara të publikut.
Kënga tashmë është lansuar zyrtarisht në YouTube dhe ka nisur të marrë klikimet e para, duke zgjuar kuriozitetin e fansave të shumtë që i kanë ndjekur ata përgjatë rrugëtimit televiziv.





