Lajme të bukura vijnë nga këngëtari i njohur dhe finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i cili duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, pasi i ka dhene fund beqarise.
Larg vëmendjes së publikut dhe mediave, artisti ka kurorëzuar dashurinë e tij me sipërmarrësen Lena Krasniqi. Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta mbajë privat, duke e realizuar ceremoninë në një ambient intim.
Sipas burimeve, martesa është celebruar në Komunën e Prishtinës nga kryebashkiaku Përparim Rama. “Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës”, është bërë e ditur nga persona pranë çiftit.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë e përfolur prej kohësh në rrjetet sociale, dyshja ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.
Megjithatë, vetë Blerando ka konfirmuar lajmin në mënyrën e tij, duke publikuar një foto krah partneres nga Toskana, Itali. Disa foto jane nga shooting qe kane bere se bashku, ndersa mes tyre eshte nje foto me kryebashkiakun e Prishtines Perparim Rama.
Mbetet për t’u parë nëse çifti do të ndajë më shumë momente nga kjo ngjarje e rëndësishme, apo do të vazhdojë ta ruajë privatësinë, ashtu siç kanë bërë deri tani.





