Pas raportimeve të fundit për fundin e romancës mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e Erikut, i cili ka zgjedhur të flasë në mënyrë indirekte përmes rrjeteve sociale.
Ai ka ndarë një fotografi të tij, të shoqëruar me një shprehje në gjuhën angleze që është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i koduar ndaj situatës personale.
“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre”, ishte citimi i ndarë nga Fullani, i cili u pa nga shumë si një mënyrë për të theksuar privatësinë dhe për të mbajtur larg syrit të publikut marrëdhëniet e tij personale.

Gjatë fundjavës që lamë pas, në media rozë u përhap lajmi se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi u raportua fillimisht nga “Prive by Liberta Spahiu”, ndërsa më pas u publikuan edhe detaje shtesë mbi rrethanat që çuan në ndarjen e tyre, duke e kthyer historinë në një nga temat më të komentuara të momentit në rrjet.





