Pharma West vjen në Beauty Fair Albania 2026 me një përzgjedhje të fuqishme prej 10 brandeve profesionale, duke sjellë inovacionin evropian dhe dermatologjinë estetike më të avancuar për kujdesin e lëkurës, bukurinë dhe mirëqenien.
Në Stendën 17, vizitorët do të zbulojnë produkte profesionale, trajtime të specializuara dhe zgjidhje estetike moderne, së bashku me ulje të mëdha dhe surpriza për blerësit gjatë panairit.
Pharma West përfaqëson një portofol të kuruar brandesh që bashkojnë shkencën, estetikën dhe efektivitetin klinik në kujdesin e lëkurës dhe bukurisë.
Kujdes i avancuar për lëkurën
M.A.D Skincare – fokus në përbërës aktivë të targetuar për disa problematika të lëkurës njëkohësisht
NEOSTRATA – dermatologji e avancuar me acide eksfoliuese dhe teknologji për rinovim të lëkurës
RVB LAB Skincare – skincare me performancë të lartë për anti-aging dhe revitalizim
Make-up dhe estetikë profesionale
DIEGO DALLA PALMA – kozmetikë profesionale italiane me fokus në rezultate të dukshme dhe bukuri natyrale
MULAC MILANO – make-up kreativ dhe modern me ngjyra të guximshme dhe formula cilësore
Estetikë dhe trajtime profesionale
REVANESSE – filler me acid hialuronik për volum dhe konture natyrale të fytyrës
SKINTECH – teknologji estetike e avancuar për trajtime profesionale të lëkurës
Shëndet dhe mirëqenie
PILEJE – lider francez në mikronutricion dhe suplemente për mirëqenie afatgjatë
Ulje dhe surpriza në Stendën 17
Gjatë Beauty Fair Albania 2026, Pharma West ofron një eksperiencë të plotë në Stendën 17, në Pallatin e Kongreseve, me zbritje speciale, oferta ekskluzive dhe surpriza për vizitorët dhe blerësit.




