Një atmosferë moderne, emra të njohur të industrisë beauty dhe produkte që kanë pushtuar tregun ndërkombëtar, kjo është ajo që premton “The Hub” në edicionin e këtij viti të “Beauty Fair Albania 2026”.
Në Stendën 9, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë nga afër 7 brande të njohura si L’Oréal Professionnel, Redken, Matrix, Yadah, Byphasse dhe Rescue Remedy, të cilat sjellin risitë më të fundit në haircare, skincare dhe wellness.
Me fokus te cilësia, inovacioni dhe eksperienca profesionale, “The Hub” synon të krijojë një hapësirë ku bukuria moderne dhe trendet ndërkombëtare bashkohen në një prezantim unik për tregun shqiptar.
Nga produktet profesionale të flokëve që përdoren në sallonet më prestigjioze në botë, te formulat koreane të skincare-it dhe linjat e kujdesit të përditshëm, Stenda 9 pritet të jetë një nga pikat më interesante të panairit.
Pjesëmarrja e “The Hub” konfirmon edhe një herë rëndësinë që “Beauty Fair Albania 2026” po merr si një platformë që bashkon markat më të njohura të industrisë së bukurisë me profesionistët dhe konsumatorët shqiptarë.




