Gama Profesional merr pjesë në Beauty Fair Albania 2026 me një përzgjedhje prej 6 brandeve profesionale të bukurisë, duke sjellë standarde europiane në manikyr, pedikyr, estetikë dhe produkte profesionale për sallone dhe përdorim të avancuar.
Në Stendën 18, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë produkte inovative, cilësi profesionale dhe ulje e oferta ekskluzive të panairit.
Brandet e Gama Profesional
Gama Beauty Shop; BLACK; MAC Styler; Myon Off; Silcare; Thuya; Silcare – standard profesional për manikyr & pedikyr
Silcare është një kompani europiane me bazë në Poloni, e specializuar në produkte profesionale për thonj.
Me fokus në cilësi, inovacion dhe rezultate afatgjata, Silcare ofron zgjidhje të plota për:
ndërtim dhe mirëmbajtje të thonjve
baza dhe top coat profesional
ngjyra dhe xhelë me qëndrueshmëri të lartë
produkte për përgatitje dhe trajtim të thoit
Formulat e saj janë të dizajnuara për aplikim të kontrolluar, qëndrueshmëri dhe rezultate estetike perfekte, duke e bërë një zgjedhje të besuar për profesionistët e industrisë së bukurisë.
Thuya – bukuri estetike me standard profesional
Thuya është një brand ndërkombëtar i fokusuar në kozmetikën estetike dhe trajtimet profesionale të bukurisë.
Me një qasje “360°” ndaj industrisë, Thuya zhvillon dhe prodhon të gjitha produktet e saj brenda laboratorëve të vet, duke garantuar kontroll të plotë të cilësisë në çdo fazë.
Brandi ofron një gamë të gjerë produktesh për:
trajtime estetike profesionale
kujdes dhe bukuri të avancuar
zgjidhje inovative të bazuara në kërkim dhe testim të vazhdueshëm
Me prezencë ndërkombëtare në shumë shtete, Thuya mbështet profesionistët jo vetëm me produkte, por edhe me trajnim dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.
Inovacion dhe profesionalizëm në një vend
Përmes brandeve si Silcare dhe Thuya, Gama Profesional sjell në tregun shqiptar standarde europiane në estetikë dhe kujdes profesional, duke mbështetur sallonet dhe profesionistët e bukurisë me produkte të besueshme dhe moderne.
Në Stendën 18, në Pallatin e Kongreseve, Gama Profesional prezantohet me:demonstrime produktesh, oferta speciale dhe ulje ekskluzive, zgjidhje profesionale për sallone dhe ekspertë të bukurisë prandaj mos mungoni.



