Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Cllevio rrëfen emocionet: Para intervistës me Gridën kisha ankth, u dobësova

Pasi e kërkoi një bisedë televizive me Grida Dumën, Cllevio më në fund u ul përballë saj, por jo pa “pasoja”.

Ndryshe nga imazhi i “gangos” që nuk pyet për asgjë në videot e tij në TikTok, Kleviol Ahmeti ka treguar një anë më të brishtë para këtij takimi. Gjatë një bisede live, ai ka rrëfyer se përballja me autoritetin e moderatores i kishte shkaktuar një stres të madh të brendshëm dhe pasiguri.

​Tensioni dhe emocionet kanë qenë të theksuara, aq sa Cllevio e pranon hapur se ankthi i kësaj interviste ka ndikuar drejtpërdrejt në fizikun e tij. Duke iu drejtuar bashkëbiseduesit për të theksuar gjendjen e tij emocionale, ai i kërkon atij të konfirmojë rënien në peshë: “E di që jam dobësuar apo s’e di?”.

Reperi shtoi se u përpoq me çdo kusht të shpërqendrohej për të mos e menduar këtë moment, pasi frika se mos dilte keq ishte reale.

“Doja të hiqja mendjen, nuk doja ta mendoja sepse ishte një ankth. Po shkoja te një njeri i përgatitur me përgjegjësi. Çdokush do dëshironte mos të dilte keq. Nuk doja që të bllokohesha dhe të më mbyllej goja para Gridës, se unë jam shejtan,” theksoi ai me sinqeritet.

​Pavarësisht këtij presioni që e bëri edhe të dobësohej pak ditë para xhirimeve, rezultati përfundimtar duket se e ka lënë të kënaqur. I pajisur me atë që e quan “xhaketë gangoje” për t’i dhënë pak kurajë vetes, Cllevio tregon se theu akullin dhe ia doli të bënte një bisedë për tema që nuk i ka prekur asnjëherë gjatë daljeve të tij në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles