Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Princi William dhe bashkëshortja e tij ndajnë kartolinën familjare në 15- vjetorin e tyre të martesës

Çifti i familjes mbretëror, Princi William dhe bashkëshortja e tij Katte Middleton, kanë publikuar një foto familjare me ratin e 15- vjetorit të martesës së tyre.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet dyshja mbretërore e shtrirë në bar, duke buzëqeshur së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, si dhe qeni i familjes. Imazhi është realizuar nga fotografi Matt Porteous në Cornwall gjatë pushimeve të tyre të Pashkëve.

Në postim nuk munguan dhe emoji zemre që shoqëruan mbishkrimin: “Duke festuar 15 vite martesë”.


Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në vitin 2011, në një ceremoni madhështore që u transmetua globalisht dhe u përcoll nga miliarda njerëz

Çifti ka tre fëmijë ,fëmija i tyre i parë, Princi George, lindi në vitin 2013 i ndjekur nga Princesha Charlotte në vitin 2015 dhe Princi Louis në vitin 2018.

Publikimi i fotos familjare shënon një moment të rëndësishëm për çiftin mbretëror, duke pasqyruar mbi 15 vite martesë dhe jetën e tyre familjare, nën sytë e publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles