Edhe pse janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg zhurmës dhe ekspozimit të tepërt publik.
Prej kohësh, ata janë treguar tepër hermetikë për raportin e tyre. Nuk kanë postuar foto së bashku, nuk kanë folur në intervista për njëri-tjetrin dhe, në përgjithësi, kanë preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë vetëm për vete.
Pikërisht kjo zgjedhje ka nxitur jo pak aludime dhe pikëpyetje mes fansave, të cilët shpesh kanë dyshuar nëse dyshja vijon ende të jetë bashkë.
Por sot, çdo dyshim duket se merr fund.
Një foto e siguruar ditën e sotme në Tiranë nga Revista Class, tregon qartë se Sarah dhe PM janë bashkë. Të fotografuar pranë njëri-tjetrit, dyshja duket se po vazhdon qetësisht historinë e tyre, larg deklaratave publike, por jo larg syrit të atyre që i ndjekin me vëmendje.
Pra, ndonëse kanë zgjedhur heshtjen dhe privatësinë, kjo foto flet më shumë se çdo intervistë: Sarah Berisha dhe DJ PM vazhdojnë të jenë bashkë.





