Pas përfundimit të edicionit të pestë, Brikena dhe Mateo po dëshmojnë se lidhja e tyre nuk ishte thjesht një moment brenda shtëpisë, por diçka që po vazhdon edhe në jetën reale. Dyshja ka zgjedhur të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit copëza nga përditshmëria e tyre dhe duke konfirmuar se raporti mes tyre mbetet i fortë.
Së fundmi, ishte Brikena ajo që tërhoqi vëmendjen, teksa publikoi një foto mjaft stil në Instagram, ku shfaqet krah Mateos. Të buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit, ata duken më të lumtur se kurrë, duke reflektuar një energji pozitive që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.
Por ajo që e bëri postimin edhe më interesant ishte përshkrimi: “Në kundër botës”. Një deklaratë e drejtpërdrejtë që tingëllon si një mesazh i qartë për të gjithë kritikët, duke sugjeruar se çifti është gati të përballet me çdo paragjykim për hir të marrëdhënies së tyre.





