Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Onno feston ditëlindjen, Greta e uron me fjalët më të ëmbla: Je ngrohtësia ime në ditët e ftohta

Në një ditë të veçantë për Onnon, nuk mungoi as urimi plot ndjenjë nga Greta, e cila zgjodhi fjalët më të bukura për ta surprizuar publikisht. Mes emocioneve dhe dashurisë që përcolli, ajo ndau një dedikim të sinqertë që pasqyron lidhjen e tyre të fortë dhe të ngrohtë.

Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!
Sot është dita jote, por në të vërtetë është edhe një festë për mua, sepse kam fatin të të kem në jetën time. Ti je arsyeja pse buzëqesh çdo ditë, je ngrohtësia ime në ditët e ftohta dhe forca ime.
Të uroj një vit plot gëzim, shëndet, suksese dhe ëndrra të realizuara. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë po aq i bukur sa zemra jote.
Edhe 100 vite të tjera pranë meje!

Ky mesazh i ëmbël nuk kaloi pa u vënë re, duke marrë vëmendjen e ndjekësve që vlerësuan sinqeritetin dhe dashurinë që Greta shpreh për Onnon. Kujtojmë se historia e tyre mori një kthesë edhe më të bukur gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ku Onno i propozoi për martesë, ndërsa Greta i tha “po”, duke emocionuar publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles