Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur si “Gjesti”, ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe emocional mbi situatën e fundit që ka kaluar.
Në reagimin e tij, artisti pranon gabimet dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar. Ai shprehet se periudha e fundit ka qenë ndër më të vështirat në jetën e tij, duke theksuar se gjendja në të cilën ndodhej erdhi si pasojë e një presioni të vazhdueshëm. “Nuk jam njeri i tillë,” shkruan ai, ndërsa shton se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.





