Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U tha se u arrestua me armë në brez, Prokuroria SQARON arrestimin e Gjestit: Reperi akuzohet për 3 vepra penale, mes tyre dhe VJEDHJE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e reperit të njohur me emrin e artit si Gjesit.

Ndalimi i artistit mësohet se është bërë për shkak të dyshimeve se Gjesti ka kryer disa vepra penale, përfshirë këtu: mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 të Kodi Penal i Kosovës, si dhe veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë (neni 321).

Paraprakisht është njoftuar se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon me të gjitha hetimet e duhura hetimore për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ndërsa mësohet se nuk janë dhënë detaje të tjera për momentin.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles