Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e reperit të njohur me emrin e artit si Gjesit.
Ndalimi i artistit mësohet se është bërë për shkak të dyshimeve se Gjesti ka kryer disa vepra penale, përfshirë këtu: mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 të Kodi Penal i Kosovës, si dhe veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë (neni 321).
Paraprakisht është njoftuar se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon me të gjitha hetimet e duhura hetimore për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Ndërsa mësohet se nuk janë dhënë detaje të tjera për momentin.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.





