Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kiara Tito uron të ëmën për ditëlindje: Faleminderit për gjithçka që je për mua

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të veçantë familjar. Me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, Kiara ka publikuar një dedikim të ëmbël dhe plot dashuri.

Krahas mesazhit emocionues, ajo ka ndarë edhe një foto shumë të veçantë, ku shfaqet nëna e saj së bashku me vogëlushen Luna, duke krijuar një moment të bukur mes gjyshes dhe mbesës.

Në postimin e saj, moderatorja ka zgjedhur disa fjalë të thjeshta, por shumë domethënëse për personin më të rëndësishëm në jetën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen mami. Të dua shumë dhe të uroj shëndet, lumturi dhe vetëm gjëra të bukura. Faleminderit për gjithçka që je për mua”, – ka shkruar Kiara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles