Një postim i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ndezur menjëherë spekulimet mbi një hyrje të re dhe mjaft “shpërthyese” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për Eda Likaj, e njohur si ish-partnerja e Mateo gjatë pjesëmarrjes së tyre në programin Përputhen. Eda ka ndarë me ndjekësit një imazh të një valixheje të bërë gati, detaj që u interpretua menjëherë nga publiku si një sinjal i qartë se ajo mund të jetë duke u përgatitur për t’iu bashkuar garës më të ndjekur në vend.
Ndërkohë Mateo duket se më në fund ka arritur të thyejë akujt me Brikenën.
e duke krijuar një afrimitet që po komentohet gjerësisht nga publiku dhe banorët e shtëpisë.
Prania e Edës në BBVA shihet si një lëvizje që mund të trazojë ndjeshëm ekuilibrat, duke vënë në provë raportin e ri që Mateo po ndërton. Përballja me të kaluarën, nën të njëjtën çati dhe në sytë e Brikenës, pritet të sjellë tension, emocione dhe dinamika të forta.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse valixhja e Edës ka vërtet si destinacion shtëpinë e BBVA-së dhe si do të reagojë Mateo përballë kësaj sfide të papritur, që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.





