Pas mbylljes së një prej edicioneve më të komentuara të reality show-t, producentja Olsa Muhameti ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku rrëfen hapur sfidat personale dhe profesionale që ka përjetuar gjatë këtij sezoni.
“Ky Big Brother ka qenë rrugëtimi im më i vështirë profesional… dhe ajo që ndiej sot është vetëm mirënjohje për këdo që besoi tek unë! Faleminderit të gjithëve për këtë sezon të jashtëzakonshëm! Faleminderit Zot. MA, ja dola!”, shkruan Olsa, duke emocionuar publikun dhe ndjekësit e saj besnikë.
Ky reagim nuk është thjesht profesional, por mbart edhe një ngarkesë të fortë emocionale. Kujtojmë se rreth dy vite më parë, Olsa humbi nënën e saj, një plagë që ajo e ka përmendur rrallë publikisht, por që duket se ka qenë një forcë e heshtur pas çdo hapi të saj.
Sezoni i fundit i Big Brother VIP Kosova u shoqërua me presion të madh mediatik, kritika, por edhe sukses të padiskutueshëm në audiencë. Në këtë rrugëtim të vështirë, Olsa Muhameti duket se ka dalë më e fortë se kurrë, duke fituar jo vetëm profesionalisht, por edhe zemrat e publikut që e mbështeti pa kushte.





