Një situatë e pakëndshme dhe aspak toleruese është regjistruar së fundmi në ambientet e Big Brother VIP Albania, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të spektaklit.
Sipas pamjeve të transmetuara, Marko ndodhej në oborr së bashku me Mirin, teksa në një moment ka vënë re afrimin e Stenaldos në drejtim të tyre. Në një reagim të menjëhershëm, Marko ka mbyllur derën e xhamit në momentin që Stenaldo po afrohej, duke krijuar një situatë potencialisht të rrezikshme pasi ky i fundit mund të përplasej me xhamin.
Momenti është vërejtur edhe nga Miri, i cili ndodhej pranë Markos gjatë gjithë kohës. Në vend që situata të merrej me seriozitet, dy banorët janë parë duke qeshur pas veprimit, gjë që ka shkaktuar reagime të ndryshme tek publiku në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë ndaj kësaj ngjarjeje dhe nëse situata do të diskutohet gjatë spektaklit të radhës.





