Atmosfera në Big Brother VIP Kosova 4 po bëhet më e tensionuar çdo ditë afër finales, dhe një moment i tillë ka ndodhur gjatë “Darkës së finalistëve”, kur Elijona shpërtheu ndaj dy shokëve të saj më të afërt në këtë rrugëtim, Londrimit dhe Klodit, duke i akuzuar se nuk kanë qenë kurrë të sinqertë.
Ajo shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si raporti i tyre ishte dukur i sinqertë deri në momentin kur fjalët e Dolces duket se i vunë ata në dyshim. “Ju më lini të kuptoj që keni qenë shokë të fake… duket sikur po përpiqeni të shfrytëzoni situatën,” tha Elijona, duke reflektuar ndjenjën e tradhtisë dhe keqkuptimit që ndjente.
Londrimi ndërhyri menjëherë, duke tentuar të qetësonte situatën dhe të justifikonte sjelljen e tij dhe të Klodit: “Fake mund t’i quash ata që përpiqen të shikojnë vetën dhe qëllimin për të cilin kanë ardhur në lojë?”
Por Elijona nuk u tërhoq: “Jo, ndjej keqardhje, por pse kjo u kujtua vetëm tani, pas finales?”
Benita komentoi se kjo situatë mund të ishte zgjidhur shumë më herët dhe se tensionet nuk duhej të prisnin deri në fund të lojës, ndërsa Londrimi u përgjigj me vendosmëri: “Elijona, po gabon.”





