Tik tokeri shqiptar Kozak Braçi dhe partnerja e tij, Denisa, janë bekuar sërish me një fëmijë, duke u bërë kështu prindër për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Kozaku me ndjekësit e tij përmes një postimi në Instastory, duke sjellë emocione të mëdha tek fansat.
Në postim, ai ka publikuar foton e parë të foshnjës së porsalindur, e mbështjellë ngrohtësisht me një batanije në ambientet e spitalit. Portreti i të voglit është mbuluar me një emoji zemre të kuqe për të ruajtur privatësinë.
Kozaku ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e zgjedhur për djalin e tyre, “Mirëserdhe Masson,” – ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos, duke zyrtarizuar kështu ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes.





