Alis, vajza e gazetarit të njohur Blendi Fevziut, ka festuar 11-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Fevziu ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa momente të bukura pranë vajzës së tij, duke i kushtuar asaj edhe fjalë të veçanta.
Në fotot e publikuara, babë e bijë shfaqen së bashku në momente të ngrohta, duke reflektuar lidhjen e veçantë që kanë me njëri-tjetrin.
Alis tashmë është rritur dhe ka mbushur 11 vjeç, ndërsa për Blendi Fevziun kjo ditë duket se është një tjetër moment për të festuar rritjen dhe kujtimet e bukura të vajzës së tij.
Gazetari është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij familjare, por herë pas here ndan me publikun momente të veçanta me vajzat e tij.
Shumë urime Alis!




