Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sheila Haxhiraj prek me fjalët për vëllain e ndjerë: Do të doja ta bëja krenar!

Periudha më e vështirë familjare, sipas këngëtares e ka bërë atë të ndryshojë, e pikërisht kënga “Zemra e Tokës” ishte forma artistike që arrinte të nxirrte ndjesitë e saj.
Humbja e vëllait ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë të këngëtares, Sheila Haxhiraj.

E ftuar në emisionin ‘Rudina”, në Tv Klan, Haxhiraj ka treguar pak më tepër mbi karrierën e saj, pasi më 15 shkurt do të performojë në San Marino me “Zemra e Tokës”, me të cilën u prezantua dhe në FIK 2025-ën, por gjithashtu dhe për jetën e saj private.

Për Haxhirajn, muzika ka qenë një shtysë për të ecur përpara pavarësisht vështirësive.

“Muzika ka qenë ai bosht, shtylla ku unë kam bërë atë që kam dashur, kam krijuar e më ka ndihmuar të nxjerr të gjithë atë anën time emocionale, si të mirën dhe të keqen time”, tha ajo.

“Në gjithë atë vorbull jo të mirë mendimesh dhe ndjenjash që kam pasur, ajo ka qenë pika që thash këtu ka ndryshuar jeta ime dhe realisht pas asaj që më ka ndodhur më ka ndryshuar jeta dhe ka ndryshuar vetja ime. Doja thjesht të jepja atë transmetimin, se e di që ka njerëz që vuajmë të njëjtat problematika sejanë njerëzore. Dhe, doja thjesht si një muzë frymëzuese për ata që kanë nevojë dhe dhimbja të mund të kthehet në forcë, të kthehet në dritë”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur konkretisht tek vëllai i saj i ndjerë, Haxhiraj u shpreh e përlotur se ai ka qenë forca e saj dhe dëshiron ta bëjë atë krenar me çdo hap të saj.

“E gjithë forca ime ka qenë ai ëngjëll që unë kam tani lart dhe ma ka bërë këtë rrugëtim shumë të bukur dhe që të jem më e fortë për të ecur përpara. Do doja ta bëja dhe atë krenar, besoj e kam bërë. Ai ka qenë forca ime”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles