Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Foto që hap debat! Alba del jashtë shtëpisë së BBVK dhe takon Limin

Një foto e Albës dhe Limit teksa puthen jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Alba është fotografuar jashtë ambienteve të shtëpisë në momentin kur po përshëndetej me Limin, ish-banorin e BBVK-së i cili u largua nga gara me dëshirën e tij.

Ky moment ka ngritur menjëherë dyshime te publiku, pasi rregullat e Big Brother ndalojnë që banorët të kenë kontakt me botën e jashtme.

Fakti që Alba është parë jashtë shtëpisë dhe në shoqërinë e një ish-banori, ka bërë që shumë ndjekës të besojnë se ajo ka privilegje të veçanta.

Komentet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, ku një pjesë e madhe e publikut shprehen se Alba duket si banorja që shumë lehtë mund të dalë dhe të rikthehet sërish në shtëpi, pa asnjë problem.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles