Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ty të ka dënuar Zoti”, Monika Lubonja e revoltuar: Problemi nuk është Rogerti, por…

Përplasja e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë, ku aktorja Monika Lubonja ka kërkuar masa drastike para nisjes së spektaklit.

Lubonja dënoi ashpër gjuhën e përdorur ndaj Stenaldos, duke e cilësuar aktin si “dhunë psikologjike” dhe “poshtërim publik” ndaj një personi me aftësi të kufizuara.

Në reagimin e saj, ajo paralajmëroi se tolerimi i kësaj sjelljeje do të ishte i papranueshëm, duke shkruar: “Nëse edhe sot produksioni e fal Rogerin, atëherë problemi nuk është më Rogerti. Problemi është Big Brother”.

Ajo shtoi gjithashtu se: “Ky Big nuk po edukon. Ky Big po legjitimon dhunën”.

Pavarësisht thirrjeve për përjashtim të menjëhershëm, Vëllai i Madh komunikoi një vendim tjetër gjatë mbrëmjes së djeshme.

Rogerti nuk u skualifikua automatikisht, por u dërgua në një dhomë të izoluar, i ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Vendimi përfundimtar i është besuar publikut, i cili përmes një televotimi të hapur do të përcaktojë nëse banori do të shpëtohet apo do të lërë përfundimisht shtëpinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles