Një lajm tragjik ka tronditur opinionin sportiv dhe jo vetëm. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez.
Në reagimin e tij, Duka shpreh dhimbjen e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme, duke theksuar se në momente të tilla fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje që po përballet me një tragjedi kaq të rëndë.
“Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës. Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël”, shprehet Armand Duka në mesazhin e tij.






