Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Zemrën askush nuk e sheh”, Klodiana Shala me lot në sy zbulon pengun e mbetur nga humbja e të atit

Klodiana Shala,ka hapur zemrën në një intervistë të rrallë për Toptani Podcast me gazetaren Ilda Lumanin. Ajo ka ndarë me publikun një copëz të rëndësishme të jetës së saj, siç ka qenë humbja e babait dhe momentet që e kanë shndërruar përgjithmonë.

“Pas vdekjes së babit, mësova të thosha ‘jo’. Ai gjithmonë më thoshte: ‘Mësoje këtë fjalë, sepse duhet të jesh gati për çdo gjë.’ Humbja e tij më mësoi shumë për njerëzit rreth meje, kush ka qenë me të vërtetë pranë dhe kush jo. Kupton kush të respekton në momentet më të vështira. Një dasmë mund ta organizosh vetë, por vdekja… vdekja është diçka krejt tjetër, mërzitje shumë e madhe dhe aty kupton se kush është afër me të vërtetë,” tregoi Klodiana.

Ish-kampionia ndau edhe momentet më të dhimbshme pas ikjes së babait: “Më ka lënë një trishtim shumë të madh. Shpesh mendoj për atë që ndodhi, dhe sot po e them hapur: doktoresha që u kujdes për babin më dukej sikur nuk bëri aq sa duhej. Kam pasur ndjenja sikur e lashë vetëm, sikur e tradhëtova… dhe kjo më ka mërzitur pafund. Më ka mbetur pishman që nuk luftova aq shumë për babin.”

Por mes dhimbjes, Klodiana kujton edhe mësimet e babait që e shoqërojnë çdo ditë: “Ai gjithmonë më thoshte: ‘Mos u dorëzo, lufto. Ke bërë shumë gjëra të mira dhe Zoti do ta bëjë mbarë gjithçka.’ Edhe kur gabonim, ai nuk më gjykonte, por më mësonte nga gabimet.”

Ish-sportistja, tashmë sipërmarrëse thekson se pas këtyre momenteve jetësore kaq të brishta, rëndësia e fjalës është e madhe

“Zemrën askush nuk e sheh, por fjala ka vlerë të madhe. Ajo tregon kujdesin dhe respektin që ndjejmë për njëri-tjetrin,” tha Klodiana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles