Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Nominimi në Big Brother, flasin për herë të parë Mateo dhe Brikena

Vendimi i Brikenës, lideres së shtëpisë për javën e kaluar, ka shkaktuar reagime të forta dhe ka rikthyer tensionin mes banorëve. Si fituese e avantazhit të shpëtimit, ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme në rrezik, Inës dhe Stelinës. Megjithatë, Brikena surprizoi të gjithë duke futur në televotim edhe Mateon, një zgjedhje që u interpretua si një sinjal i qartë se mes saj dhe Mateos nuk ekziston më asnjë lidhje apo aleancë e veçantë.

Ky veprim nuk kaloi pa pasoja brenda shtëpisë, duke ndezur diskutime, dyshime dhe përçarje mes banorëve, të cilët tashmë po rishikojnë raportet dhe strategjitë e tyre. Vendimi i Brikenës u pa nga disa si një lëvizje e fortë strategjike, ndërsa nga të tjerë si një tradhti e hapur.

Pas nominimit, reagimi më i fortë erdhi nga vetë Mateo, i cili në dhomën e rrëfimit u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional. “Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” u shpreh ai. Mateo theksoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.

Ai iu referua edhe një shprehjeje që vetë Brikena përdor shpesh: “Ti më jep një çokollatë, unë të jap dhjetë.” Sipas Mateos, realiteti rezultoi krejt ndryshe. “Unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mbrapsht mora një thikë,” tha ai, duke shtuar se u mërzit shumë, pasi nuk e kishte pritur këtë vendim dhe i kishte ardhur realisht keq.

Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje. “Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i kishte thënë që kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën, ku sipas kësaj të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur. Brikena shpjegoi se nuk ishte faji i saj për një keqkuptim dhe se ajo vlerëson të vërtetën mbi gjithçka tjetër: “Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles