Debati i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother” mes Brikenës dhe Inës, i cili u fokusua te ndërhyrjet estetike, përfshiu papritur edhe emrin e Luana Vjollcës. Pas përmendjes së saj, moderatorja reagoi në rrjetet sociale duke ndarë një video të publikuar nga një fanse. Në video, Luana shfaqet duke qeshur, ndërsa mbishkrimi ironik thotë: “Nuk mjaftonte Limi me Albën, tani edhe këto të dyja.” Reagimi i saj u shoqërua vetëm me një emoji, duke lënë të kuptohet se situatën e ka marrë me humor.





