Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pse #SheetMask janë bërë kaq trend?

Një ndër trendet dhe risitë në fushën e bukurisë janë #SheetMask dhe mesa duket po i shohim gjërësisht në Instagram.

Sheet Mask janë maska prej letre ose pambuku, që vijnë sipas formës së fytyrës dhe janë të përbëra në serum.

Këto maska mbahen për 20 minuta dhe më pas, ndryshe nga maskat e tjera që kemi përdorur, fytyra nuk shplahet me ujë. Pas heqjes së maskës, fytyra juaj ka marrë serumin që i nevojitet dhe fill pas kësaj mund t’i bëni një masazh të lehtë fytyrës dhe të vendosni kremin hidratues.

Nëpërmjet sheet mask ju do të keni një lëkurë të hidratuar me plot shkëlqim dhe vitalitet, si dhe njëtrajtësim të tonit të lëkurës.

Rekomandohen të përdoren tre herë në javë ose dhe më shpesh nëse kërkoni një trajtim extra.

Pra nëse po pyesni veten se pse janë bërë kaq trend, përgjigjet ua dhamë më sipër. Dhe me të drejtë apo jo?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles