Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nuk e dinte që do të hynte në “BBVK”, reagon vajza e Fjolla Morinës

Brother VIP Kosova 4 ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka dominuar diskutimet që nga momenti i parë i shfaqjes. Këngëtarja, e njohur për prezencën e saj karizmatike dhe personalitetin e fortë, u fut në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e së hënës, duke premtuar energji të reja dhe situata të paparashikueshme.

Ajo jo vetëm që surprizoi publikun, por edhe rrethin e saj më të ngushtë. Gjatë bisedave të para me banorët, Fjolla zbuloi se vendimin për të qenë pjesë e formatit e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana. Sipas këngëtares, Lediana kishte dëgjuar thashetheme lidhur me përfshirjen e mundshme të së ëmës, por nuk kishte marrë asnjëherë një konfirmim të qartë.

Reagimi i Ledianës nuk vonoi. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se edhe për të hyrja e nënës ishte një surprizë e vërtetë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së informacionit, Lediana u shpreh mbështetëse ndaj Fjollës, duke shkruar: “Do jem me ty deri në fund, edhe pse s’e dija sigurt nëse do hyje në BBVK4.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles