Pak kohë pasi në rrjet u përfol gjatë për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes. Por ata vendosën që t’i lënë pas debatet për të vazhduar jetën krah njëri-tjetrit. Por zemra e Shpatit ndaloi së rrahuri duke mbyllur sytë përgjothmonë më 26 nëntor. Së fundmi ajo ka ripostuar një shprehje emocionale, ku thuhet:
“Lëri të gabohen për ty, s’ke nevojë t’ua vërtetosh asgjë askujt. Allahu e njeh zemrën tënde dhe e di qëllimin tënd të mirë…”
Postimi është bërë në një moment tepër të ndjeshëm, pasi vetëm pak muaj më parë mediat qarkulluan lajme mbi një krizë në marrëdhënien e tyre, ndërsa tani familja dhe mbarë publiku shqiptar po përballen me humbjen e Shpat Kasapit, i cili u nda nga jeta pas një problemi të papritur shëndetësor.





