Gjatë mbrëmjes së djeshme, Labi ka reaguar i irrituar pasi Londrimi e quajti “Noti”.
Ai tha se nuk preferon ta thërrasin me këtë nofkë, për shkak të një rasti në familje të ndodhur shumë vite më parë.
Këngëtari deklaroi se njëherë djali i tij për pak sa nuk është mbytur në det, dhe pas kësaj, e gjithë familja e kanë fobi notin.

Ndërkohë dhe opinionistja Olta Gixhari mbrëmë i tha se “Të kam pa të lumtur të lahesh në xhakuzin e shtëpisë. Nuk jemi këtu për të folur se çfarë ke kaluar me psikologun. Jeni në një shtëpi, fakti që të ka shkurtuar emrin, ti e ke masakruar”.





