Në vjeshtë dhe dimër, getat bëhen një nga aksesorët më të përdorur, sidomos nëse preferoni fustanet ose jeni të detyruara t’i vishni. Por a e keni menduar ndonjëherë se sa shpesh ju duhet t’i ndërroni, vetëm për shkak të vrimave të padëshiruara që krijohen sapo materiali i hollë kapet diku?
Nuk është vetëm situata e pakëndshme që duhet zgjidhur, por edhe fakti se ju duhet të blini vazhdimisht të reja.
Fatmirësisht, ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë getat shumë më rezistente:
Pasi t’i hiqni nga ambalazhi, zhytini në ujë dhe më pas vendosini në ngrirje.
Pas kësaj “prove të ftohtë”, ju mind ti vishni dhe getat tuaja do të dalin më të forta dhe më të qëndrueshme.





