Ish-banorja e njohur e Big Brother, Genta Gjalpi, ka përjetuar ditën më të veçantë të jetës së saj: ajo është bërë mami për herë të parë! Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë Genta, duke publikuar foton e ëmbël të bebushit të saj të porsalindur, Joan, i cili vjen në jetë plot dashuri e bekime.
Me zemrën plot emocione, Genta ka shprehur mirënjohjen për këtë mrekulli të vogël që tashmë i ka ndryshuar jetën. Miqtë, ndjekësit dhe fansat e saj kanë vërshuar me urime, duke i dërguar mesazhe të ngrohta dhe bekime për nënën e re dhe vogëlushin.
Ky është një kapitull krejt i ri për Genta Gjalpin, e cila tashmë nis udhëtimin më të bukur: atë të mëmësisë.
Urime Gentës dhe mirë se erdhe në këtë botë, i vogli Joan!





