Pas shumë zërave dhe spekulimeve që kanë qarkulluar javët e fundit, tashmë është konfirmuar një tjetër emër surprizë që do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Kristi Lamaj, i cili prej kohësh ishte përmendur si një kandidat potencial për këtë edicion.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Prive”, Kristi është kontaktuar nga produksioni i programit dhe ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij sezoni. Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një frymë të re në shtëpi, duke rritur kuriozitetin e publikut për mënyrën se si do të përballet me provat dhe dinamikat që karakterizojnë këtë format.





