Vogëlushja Nea festoi ditëlindjen e saj të parë dhe nuk kishte si të mungonte urimi i mami Sarës.
Në një postim në rrjete sociale, Sara i drejtohej vajzës me fjalë të ndjera, duke i kujtuar se edhe nëse një ditë jeta do t’i duket e rëndë, ajo duhet ta dijë se ka qenë gjithmonë forca dhe pasqyra ku mamaja e ka parë veten më të fortë, në këtë botë dhe në tjetrën.
Postimi u shoqërua me urimin:
“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë! Në lot, Mami.”
Urimi i saj u prit me shumë komente e pëlqime, ndërsa të gjithë i uruan Neas shëndet, gëzim dhe një fëmijëri të lumtur.





