Këtë sezon në panel të “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
Mbrëmjen e djeshme në karrigen e Ema Andreas, nuk mund të ulej për ta zëvendësuar më denjësisht askush tjetër përveç vajzës së saj.
Sara Kapo, bukuroshja e cila nisi duke e imituar të ëmën, ka treguar edhe për momentin e vështirë të Emës, kur ka kaluar disa probleme shëndetësore, një kujtesë e cila e bëri Emën të përlotej dhe të rrëfehej para së bijës, duke iu shprehur se ajo vazhdon të jetë në këtë botë vetëm prej saj.
“Fjala që do të mbart deri sa të fik sytë do të jetë e jotja, është e një nate kur mua më dukej shumë bukur të fluturoja e jo për me i hap sytë dhe ti the ‘O ma akoma ske fjet’… unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thoja, Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën e midis Zotit dhe teje, unë të zgjedh ty… “





