Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka bërë publik një episod të rëndë që i ka ndodhur familjes. Në një Instagram Story, ajo publikoi një foto të bashkëshortit të saj, i cili shfaqej me sy të lënduar dhe të mbuluar me gjak, pas një aksidenti të befasishëm në orët e para të mëngjesit.
Sipas Anjezës, bashkëshorti i saj është goditur nga një biciklist i papërgjegjshëm, duke shkaktuar plagë që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Fatmirësisht, situata nuk ka qenë më e rëndë. Artistja njoftoi se ai ka marrë vetëm disa qepje të vogla dhe aktualisht ndodhet në pushim për t’u rikuperuar. “Gjithçka është nën kontroll. I janë bërë disa qepje dhe tani i duhet vetëm të pushojë,” shkroi ajo.





