E kuqe rubini, blu safiri, e gjelbër smeraldi apo vjollcë si ametisti, ngjyrat e gurëve të çmuar janë nuancat perfekte për periudhën. Njëkohësisht janë të përsosura për të zëvendësuar xixat e kuqe apo të gjelbra që thonjtë tuaj mos të duken klishe.
Vjeshta e këtij viti, por edhe fundi i tij është momenti i duhur që të bëhemi pak nostalgjikë dhe të rikthejmë ngjyrat e gjalla e të ndezura.
Spirale ametisti
Përzieni lejlanë e lehtë e të errët që të duket si efekt bojërash uji. Ametisti është guri që tërheq energjinë pozitive, ndaj tani mund ta bëni përmes manikyrit.

E kuqe rubini
Thonj French, pak xixa… gati për festa!

Blu safiri
Bluja e safirit mund të duket shumë bukur me ca gurë apo zbukurime metalike që thonjtë të ndriçojnë më shumë.

Topaz
Është guri i të lindurve në nëntor dhe mund të duket më i veçantë me efektin e magnetit.

Gur hëne
I përsosur për minimalistet, duhen vetëm disa nuanca kremi që shkrihen bashkë.

Gradient
Provoni me ngjyra të ndryshme duke bërë bashkë akuamarinën, kuarcin rozë etj dhe vijëzoni thonjtë me pak të artë që të duket sikur thonjtë janë bizhuteri.

Smerald
Drejt e nga Qyteti i Smeraldit në “Wicked”! Thërrisni Elphaba-n brenda jush.

Nefrit
Nefriti i gjelbër me efekt xhami dhe zbukurime ngjyrë floriri.

Garnet
E kuqja e ndezur dhe e arta duken mbretërore së bashku.






