Big Brother Vip Albania është një nga emisionet më të komentuara dhe më të shumëpritura të televizionit shqiptar, duke u kthyer çdo sezon në një fenomen që ndez rrjetet sociale dhe diskutimet publike. Me dinamika të forta, surpriza të vazhdueshme dhe personazhe që ngjallin gjithmonë debat, formati arrin të mbajë vëmendjen e publikut të gozhduar gjatë gjithë transmetimit.
Së fundmi, Top Channel ka njoftuar zyrtarisht se edhe këtë vit Big Brother do të moderohet nga Ledion Liço, njësoj si në dy edicionet e mëparshme.
Në promon e publikuar për sezonin e ri, shfaqen momente nga edicionet e kaluara ku Ledioni është disa herë në qendër të vëmendjes si moderator. Kjo vjen pas thashethemeve online për një rikthim të mundshëm të Arbanës apo për ndryshime në formatin e drejtimit të programit.
Sezoni i ri pritet të startojë mbrëmjen e 20 dhjetorit, nën prezantimin e Ledion Liços, ndërsa emrat e dy opinionistëve ende nuk janë zbuluar.




